Plot 12 vjet nga publikimi i albumit debutues të Rita Orës!

By

Artistja me origjinë nga Prishtina e popullaritet ndërkombëtar, Rita Ora e ka kujtuar sot albumin e saj të parë – “ORA”.

Me anë të një videoje, Rita ka ndarë sekuenca nga performancat me këngët e albumit të saj debutues.

E gjithë videoja është shoqëruar me ritmet e këngës “Shine ya light”, të cilën aso kohe ia pati kushtuar Kosovës.

“Zoti im, nuk mund ta besoj që kanë kaluar 12 vjet që nga dalja e albumit tim debutues ‘Ora’! Ajo është një mbretëreshë dekade!! Dashuri e madhe për të gjithë ata që e kanë dëgjuar që nga viti 2012! Cila është kënga juaj e preferuar nga albumi?”, shkroi Rita.

Përveç albumit “ORA”, Rita ka edhe dy albume të tjera të debutuara në treg, “Phoenix” në vitin 2019 dhe “You and I” në vitin 2023, si dhe një EP (mini-album) të titulluar “Bang” në vitin 2021.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Artikuj të ngjashëm