Prive Zbulon: Tayna në duet me këtë reper shumë të famshëm

By

Tayna është senzacioni shqiptar në muzikë pa dyshim! Brenda vetëm një viti, reperja arriti të jetë në top listë të të gjithë shqiptarëve që dëgjojnë muzikën moderne.

Me një databazë prej qindra fansash, vajza nga Prizreni doli përtej çdo parashikimi, meqë muzika e saj po dëgjohej ngado, e së fundmi, ajo është përzgjedhur nga Prince Cafe, si imazhi kryesor i kafesë instant pas Ledri Vulës.

Dhe në mesin e disa këngëve të suksesshme, e bashkëpunimeve që bëri këngëtarja, Prive sapo ka zbuluar planet e radhës.

Tayna pritet të sjellë një duet me reperin e famshëm shqiptar që jeton e punon në Gjermani, Azet.

Kënga pritet të lansohet brenda ditësh, meqë projekti është shtyrë pak në realizim, për shkak se menaxheri i Azet, Sefa Kaya, javën që lamë pas humbi jetën në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm