Nën ritmet e tyre latine pothuajse kemi vallëzuar të gjithë!
Nga Franca e jugut ata kanë performuar salsa, flamengo në spanjishten andaluziane dhe kanë magjepsur botën me muzikën e tyre.
“Bamboleo” e “Hotel California”, janë ndër hitet më të mëdha të grupit ndërsa modelja Emina Çunmulaj, i ka takuar mbrëmë të gjithë grupin.
Modelja e njohur dje po festonte përvjetorin e katërt të martesës së saj me izraelitin Sam Nazarian në Monte Carlo, ndërsa mbrëmjen e ka kaluar me anëtarët e bendit.
Në disa video, ajo shfaqet shumë e entuziazmuar që takoi katër artistët muzika e të cilëve është e pavdekshme. /Prive.al