Përveç që erdhi në Shqipëri për klipin me Dhuratën, artisti algjerian mësoi edhe shqipen (FOTO)

By

Sot lëshohet në youtube bashkëpunimi tashmë i publikuar në të gjitha platformat digjitale, i Dhurata Dorës me artistin algjerian i njohur në Francë si Soolking.

Pasi artistët lëshuan pak nga skenat e klipit, në profilet e tyre në Instagram, në sy ra komenti i Soolking, nën atë të Dhuratës.

Këngëtarja iu tha fansave të saj të cilët janë të shumtë “Ju dua”, pas një përkrahje të madhe prej tyre dhe më pas të njëjtën tha edhe artisti algjerian.

“Ju dua ok”, shkroi ai duke etiketuar Dhuratën dhe komenti i tij mori afër 1 mijë pëlqime./Prive.al

Artikuj të ngjashëm