Përfundon romanca e Taylor Swift me muzikantin e famshëm?

By

Taylor Swift dhe Matty Healy nuk po i japin më mundësi romancës së tyre.

Pavarësisht një raporti se ish -çifti janë përsëri bashkë, një burim i afërt me Swift i thotë PEOPLE se muzikantët nuk do të takohen më.

“Ata nuk janë absolutisht bashkë dhe as nuk janë në kontakt më. Ajo po shijon të qenit beqare dhe ka kaluar kohë në studio dhe shoqërohet me miqtë në New York City. Kjo është e gjitha”, thotë burimi i Swift.

“Është absurditet i plotë”, shton një burim i afërt me grupin britanik. “Aspak e vërtetë.”

Swift dhe Healy u lidhën për herë të parë në fillim të majit dhe u panë në punlik së bashku në javët në vijim.

Swift aktualisht është duke u përgatitur për publikiminn e Speak Now (Versioni i Taylor), i cili do të dalë të premten.

Taylor Swift performon në skenë gjatë Taylor Swift | Turneu i Eras

Artikuj të ngjashëm