Vera e suksesshme me përplot koncerte ka përfunduar por për Florin dhe Elvanën ka ende punë. Dyshja së bashku me DJ Andy Gramm kanë marrë rrugë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aty me datë 4 dhe 5 shtator do të përformojnë hitet e tyre përpara publikut shqiptar në Chigago respektivisht New York.
Flori dhe Elvana tashmë e kanë bërë traditë që t’i gjenden pranë publikut shqiptar përtej oqeanit sepse pothuajse çdo vit në periudhën e Shtatorit e të festave të fundvitit udhëtojnë për atje.
Në secilën prej herave, ia kanë dalur që të ngrisin në këmbë audiencën duke i mbushur përplot klubet me fansa të muzikës së tyre. /Prive.al/
https://instagram.com/p/7K73YMwXA3/