Përse Era refuzoi performancë në Kanë ?!

By

Tashmë me një agjendë të ngjeshur, Era Istrefi ka hasur edhe në anulimet e para që i është dashur t’i bëj shkaku i kohës së limituar.

Dhe besoni ose jo, Erës i është  dashur të anuloj pjesëmarrjen në Kanë shkaku i impenjimeve të shumta dhe datave të paracaktuara në Gjermani, Zvicërr e Francë.

Këtë e ka deklaruar në NIN të Klan Kosova, menaxheri i Erës i cili gjithashtu konfirmoi raportimet e disa ditëve më parë të Prive.al se Era do jetë pjesë e spektaklit të Beatrice Egli.

Faton Shoshi deklaroi se kësaj rradhe Era do të performoj live, gjë që nuk e bëri në Pro7 shkaku i kohës së paktë në dispozicion megjithëse performanca play back si opsion nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm