Përputhen ‘kokë më kokë’ me hitin e Bieber në fjalët më të kërkuara në Youtube

By

Për afro dhjetë muaj transmetim theu çdo rekord të shikueshmërisë.

Me transmetimin ditor, “Përputhen” jo vetëm që u shndërrua në senzacion por tejkaloi çdo pritshmëri duke u bërë formati “reality” më i ndjekur në Ballkan.

Kjo është reflektuar më së shumti në Youtube – matësin e vërtetë të shikueshmërisë, ku besoni ose jo, “Përputhen” figuron në statistika globale.

Përkundër se program i krijuar për një audiencë si populli shqiptar që është më pak se 10 milionëshe në tërësi, fjala “përputhen” është në top 12-shen e më të kërkuarave në Youtube.

Renditja globale është publikuar nga “Semrush” ku “Përputhen” renditet me hite si “Peaches” të Justin Bieber e hitin tjetër “Astronaut in the ocean” nga Masked Wolf.

Një arritje kjo që definitivisht duhet festuar nga autorja Olsa Muhameti dhe stafi që vazhdojnë vlugun intenziv të punëve edhe në korrik. Epo, suksesi nuk vjen rastësisht. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm