Përpos deklaratave romantike, a ka menduar Lyrical Son ti dedikoj këngë bashkëshortes së tij?!

By

Lyrical Son është një nga reperët që nuk ngurron të bëj deklarata publike për ta shprehur dashurinë ndaj gruas së tij apo përkushtimit ndaj vajzave.

Teksa, ka treguar se kjo nuk krahasohet me atë se çfarë është në përditshmëri.

Por, deri më tani, artisti i PINT, nuk e ka menduar ti bëj ndonjë dedikim direkt ndaj tyre, edhe pse në disa këngë ka pak vargje për Gresën.

Në anën tjetër në rrëfimin e tij për emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, Festimi ka ndarë dhe një tjetër moment të vështirë që kishte kaluar bashkëshortja e që ka të bëj me shtatëzëninë e dytë të Gresës.

Kur të gjithë mjekët sygjeronin abortin, vetëm nëna e Kreshës dhe një doktor në Shkup, propozuan të prisnin edhe pak ditë.

E kjo doli të jetë zgjedhje e duhur, pasiqë sot Erika është shëndosh e mirë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm