Gjon Karrica befason me modelin e ri të flokëve

By

Përderisa shumica e artistëve tanë meshkuj nuk i japin ndoshta edhe shumë rëndësi pamjes së jashtme njejt nuk ndodh edhe me artistin kontravers Gjon Karrica.

Këngëtari me çdo projekt të ri që sjell me vete mbartë edhe shumë risi si në aspektin e muzikës ashtu edhe në atë të dukjes.

“Sex toy” ishte projekti që i dha atij famën e dëshiruar prej kohësh duke u bërë kështu mjaft i përfolur nëpër media pasi që kënga fliste për një temë ende tabu tek shqiptarët.

Mbrëmja e kaluar e gjeti atë në Tiranë teksa sërish kishte eksperimentuar me modelin e flokëve duke i lyer ato me ngjyrë “lejla”.

Pavarësisht këtij ndryshimi drastik Gjoni duket përsëri bukur e sa i përket aspektit muzikor ai ka kohë që nuk ka bërë ndonjë prurje të re. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm