Kjo e Shtunë në Prive ju sjell një varg materialesh interesante për artistë nga Kosova e Shqipëria që kanë detaje për të rrëfyer.
Reperi Agon Amiga në një rrëfim ekskluziv flet për të parën herë lidhur me ndarjen nga bashkëshortja. Cilat ishin arsyet e kësaj ndarjeje dhe si është gjendja emocionale e tanishme e Amigës ?!
Alban Skënderaj tregon mes tjerash se çka ka ndryshuar në jetën e tij dhe të Miriamit pas ardhjes në jetë të Ameli në Nëntor të vitit të kaluar.
Nga Shqipëria, gazetari Artan Telaku poashtu sjell një material me këngëtaren Rovena Dilo. Befasishëm, pas ndarjes nga bashkëshorti, interesi për Dilon u shumëfishua teksa zuri vend në media për lokalin, e edhe të dashurin e supozuar. Të vërtetën na e thotë vetë Rovena të Shtunën.
Baby G, një prej artisteve më IN të momentit këtë javë i përgjigjet pyetjeve pak të sikletshme të intervistës 60 sekondëshe!
Robert Berisha e thotë atë që ka për të thënë për ‘Made in Albania’ ku shpalos përshtypjet e tij për reagimin e publikut pas publikimit të këngës së tij të parë.
Nga fusha e kinematografisë, Prive këtë javë sjell një material për filmin e ri të Halil Budakovës, i realizuar në bashkëpunim me italianët. Si shkoi i gjithë projekti ?!
Momenti tejet i veçantë i ngjitjes në skenën e Zone Club të mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës servohet përmes një materiali.
Këto dhe shumë lajme tjera këtë të Shtunë me fillim nga ora 19:00