Sara dhe DJ PM nisin pushimet e para bashkë dhe ku është destinacioni

By

Një nga çiftet më të dashura të shtëpisë më të famshme “Big Brother VIP” është Sara Berisha dhe DJ PM.

Djaloshi nga Kosova doli më herët nga shtëpia dhe tani së fundmi i është bashkuar edhe bukuroshja nga Shqipëria pas daljes nga shtëpia ku po garonte për çmimin e madh.

Ndërkohë ditën e sotme ata kanë treguar se kanë nisur pushimet e para si çift. Përmes disa postimeve në Instastory, Sarah tregoi se kanë zgjedhur Bogën, një destinacion shumë të dashur sidomos për dimër.

Në një nga videot e postuara ajo shihet me PM në makinë teksa po ashtu një qëndresë e kanë bërë edhe në Prishtinë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm