Përplasja s’ka qenë kurrë më e hapur: Ermali i kundërpërgjigjet Luanës (FOTO)

By

Mbrëmjen që lamë pas, prezantuesja Luana Vjollca trumbetoi me jehonë audiencën në programin e saj.

Një luftë që ka marrë konutacion të propagandës së thellë që shpërfaq konkurencën e ashpër mes televizioneve u vulos me një matje audience ku Top Channel ishte në vendin e parë, pasuar nga Vizion Plus dhe TV Klan.

E duket se kjo nuk është kapërdirë lehtë nga Ermal Mamaqi.

I njohur për inatin që nuk e frenon aspak në publik, Ermali ka publikuar matjet tjera që e shfaqin bindshëm në pozitën e parë teksa Luanën me ‘Shiko kush luan’ në vendin e tretë.

Në fakt, në asnjërin prej rasteve nuk mund të flitet për saktësi të të dhënave për faktin se dy burimet e matjes së audiencës lidhen me televizione të caktuara. Ajo që mbështetet TV Klan e pozicionon të parën gjithmonë dhe e njejta vlen edhe për Top Channel.

Shtuar këtu faktin se aparaturat matëse janë vetëm në rreth 300 shtëpi, kjo luftë me grafikonë nuk është asgjë tjetër pos tallje me opinionin dhe tendencë për plotësim egosh. /Prive.al/

Audienca e djeshme në darkë. Ore nuk i kuptoj kto grafikët… Hajde gëzuar ? unë jam viza blu?

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Artikuj të ngjashëm