Rastet kur formate të huaja huazohen nga ekranet shqiptare në përpikmëri janë goxha të shpeshta.
Shumë prej emisioneve kryesore në Shqipëri janë fije për pe formate të marra nga televizionet italiane.
E duket se në këtë pikë, prezantuesja shqiptare Arbana Osmani nuk është kursyer aspak vetëm se ‘kopjimi’ është i dyfishtë.
Mbrëmjen që lamë pas, Arbana nisi sezonin e dytë të ‘Dua të të bëj të lumtur’ kësaj here edhe me vulën e saj të autorësisë.
Ndonëse në parim, thelbi i emisionit mbeti i njejtë, ndryshimet e këtij sezoni në fakt vetëm sa konfirmonin sofistikimin në kopjim të formatit nga ‘C’e posta per te’ të Maria De Filippit.
Skenografia, detajet përcjellëse të historive, dizajni e çdo gjë tjetër ishin në përpikmëri si në programin italian i cili si format, i realizuar në formë rubrikë është i njohur tek shqiptarët me ‘Kam një mesazh për ty’ në ‘E diela shqiptare’ duke e bërë programin e Arbanës, dyfish të parë nga shqiptarët.
Foto: Formati italian i Maria de Filippit
Foto: Nga programi i Arbanës në Top Channel
Foto: ‘Kam një mesazh për ty’ nga Ardit Gjebrea
Sidoqoftë, kopje ose jo, nga matjet e audiencës (sado diskutabile që mund të jenë) Arbana triumfoi mbi Ermalin me Elvana Gjatën dhe Agron Llakajn duke u renditur e para në audiencë.
Burimi: Dritare.net
Shqiptarët e duan Arbanën dhe markën Top Channel përkundër faktit se mund të jenë ca hapa prapa në risitë që po sjellin. E rëndësishme është që realizimin po e bëjnë në formën më të mirë të mundshme duke u pëlqyer dhe duke bërë që historitë njerëzore të triumfojnë në ekran. /Prive.al