Reperi Rigels Rajku i njohur me nofkën artistike si Noizy mbrëmë nxeu gjakrat duke e krahasuar rivalin e tij, Getin me Conchitën transeksuale.
Por kjo nuk pasoi me ndonjë replikë nga Geti i cili njihet si i tillë që shumicën e rasteve i kalon në heshtje.
E përgjigjja më e mirë ndoshta është koncerti i sontëm ku Geti bashkë me Agon Amigën do performojë në një prej klubeve të Tiranës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram ku ka paralajmëruar përmes figurave se kryeqyteti shqiptar do jetë ‘në flakë’.
Mbetet të shihet rrjedha e ngjarjeve në ditët në vazhdim. /Prive.al/