Përgjigja më e mirë për skeptikët është kjo video e Oriolës

By

Kur flasim për vajzat më seksi shqiptare, vëmë bast se edhe ju në mesin e emrave, e keni medoemos në mendje modelen Oriola Marashi.

Ajo merr gjithnjë vëmendjen me super linjat trupore.

View this post on Instagram

A post shared by Oriola Marashi (@oriolamarashi)

Por krahas kësaj, prej vitesh në rrjete është një trend i pashkoqitshëm që tenton të minimizojë dukjen e vërtetë të bukuroshes në krahasim me si e shohim ne në rrjete sociale.

Të panumërta janë krahasimet si për trupin, ashtu edhe për fytyrën.

Por një përgjigje për këtë pjesë, duket ta ketë dhënë më në fund Oriola.

Ajo ka shkëlqyer në tapetin e kuq të Amfar ku ishte e ftuar.

Duke ndarë video dhe jo fotografi nga eventi, përmes rrjeteve të saj sociale ajo ka rishpërndarë komentet e miqve si kundërpërgjigje.

Në njërin prej tyre thuhej: “Kur të bekon Zoti me fotoshop. Mos ejani të më thoni “edhe doktori” o përdorues të FaceApp”.

Ndryshe, për lukun e Oriolës janë përkujdesur Arbër Bytyqi dhe Kaci Lleshi teksa fustani është i dizajneres Lena Berisha. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm