Përfundon Prifest – Kjo është lista e filmave e aktorëve fitues

By

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Prifest” mbrëmë e ka përmbyllur edhe edicionin e sivjetmë, i cili ishte i 11-ti me radhë.

Mbi 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë europiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare, aktivitete, uorkshope, programe të ndryshme e mbrëmje festive, për një javë e kthyen Prishtinën në adresën e filmit dhe kulturës.

Të gjitha këto net janë përcjellë nga Klan Kosova, përkatësisht nga emisioni Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin, ndërsa në Youtube në kanalin zyrtar të Klan Kosovës, mund t’i gjeni emisionet e plota:

Të dielën mbrëma, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, me fillim nga ora 21:00, është mbajtur edhe ceremonia përmbyllëse e edicionit të 11 të PriFest.

Mes një konkurrencë shumë të fortë, me filma nga shumë shtete të botës, nga Hong Kongu, e Korea e Jugut, e deri tek Ekuadori e Sh.B.A., dhe shumë shtete të ndryshme të Europës e rajonit e edhe filma të Kosovës, juria e përbërë nga ekspertë të ndryshëm të industrisë së filmit ka vendosur që fituesit e programeve garuese të PriFest të jenë këta:

Programi garues i filmave Ballkanit – Kinamaja Mjaltë dhe Gjak

  1. Filmi më i mirë: ‘Streha mes reve’ nga regjisor Robert Budina/ Shqipëri-Romani
  2. 2.Regjisori më i mirë: Mahmut Fazil Coskun, për filmin “The Announcement”/ Turqi-Bullgari
  3. Aktori më i mirë: Arben Bajraktari, nga filmi “Steha mes reve”, Shqipëri
  4. Aktorja më e mirë: Irena Cahani, nga filmi “Streha mes reve”/ Shqipëri

Programi garues i filmave Europian

Filmi më i mirë: ‘Consequences’ nga regjisori Darko Stante/ Slloveni

  1. Çmimi special i jurisë për aktorin Vladimir Mishukov, në fimin Elephants Can Play Football, nga regjisori Mikhail Segal/ Rusi
  2. Mirënjohje speciale/ për Zoe nga filmi ‘The days to come’/ Spanjë

Programi Garues i filmave të metrazhit të mesëm

Çmimi për filmin më të mirë: ‘Let’s the death be alive’, nga regjisori Uriel Jaouen Zrehen/ Francë

Programi Garues i filmave dokumentar

  1. Dokumentari më i mirë: ‘Blue Breath’ nga regjisori Rodrigo Areias/ Portugali-Finlandë-Francë
  2. Mirënjohje speciale: Filmi ‘Miel Emile’ nga Peter Von Houten/Holandë

Programi garues i filmave studentorë

  1. Çmimi për filmin më të mirë: ‘Colour Cage’ nga Daniel Reascos/ Ekuador

Çmimi FIPRESCI e fitoi filmi “The Announcement” nga regjisori Mahmut Fazil, i cili ishte pjesë e programit garues të filmave të Ballkanit.

Juria e mediave çmimin e dedikoi për filmin “The days to come”, nga Calos Marques Marcet, Spanjë, i cili ishte në garë në programin e filmave Europian.

Ndërsa, Juria e Pavarur e Studentëve, çmimin e dhanë për filmin “Let’s the death be Alive”, nga regjisori Uriel Jaouen Zrehen, i cili ishte në garën e programit të filmave të metrazhit të mesëm.

E filmi më i votuar nga publiku i dedikohet filmit shqiptar “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar”, me regji nga Kushtrim Bekteshi/ Maqedoni.

Ceremonine e ndarjes se cmimeve mund ta ndiqni te plote ne linkun me poshte:

 

Artikuj të ngjashëm