Përfundon kënga e re e Erës! Nuk ia keni idenë me çfarë producentë e ka inçizuar!

By

Se Era Istrefi i është përvishur punëve në Londër për krijimet e reja muzikore nën petkun e Ultra Music kjo dihet tash e mbi një javë.

E kemi parë teksa shijon kryeqytetin britanik, në studio e me producentë përkrah saj.

Por kush janë emrat me të cilët Era ka bashkëpunuar në Londër për këngën e re që siç kuptojmë tashmë ka përfunduar ?!

Personi në të majtë të fotografisë është Fred Ball, producent i nominuar për Grammy, pjesë e labelit të Jay Z, Roc Nation me të cilin Rihanna ka bërë magji me ‘Love on the Brain’ në albumin e ri Anti.

Emri tjetër, djathtas fotografisë, Ben Ash njihet për punën e tij në hite të Sam Smith, Sias, Wiz Khalifa e Years and Years.

Bashkimi i një ‘armate’ producentësh tejet të talentuar ka pasur si produkt një krijim muzikor, super të denjë për Erën tash kur bota ka sytë nga ajo për debutimin zyrtar ndërkombëtar.

Brenda pak ditësh, siç mëson Prive, Era me stafin e saj do marrë rrugë drejt Los Angeles ku edhe atje bashkë me producentët më me nam do të shkrij talentin e saj në prodhime tjera muzikore.

Ajo që do mbetet më pas është shpërthimi në arenën globale muzikore. Era e ka nisur me këmbë të mbarë dhe shpresojmë që e tillë të vazhdoj rrugëtimin e saj.

E përsërisim, ky duket të jetë vetëm fillimi i hershëm! /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm