Ka shumë thashetheme tash e disa vite, se Kiara dhe Butrinti janë në një marrëdhënie romantike, mirëpo dyshja asnjëherë nuk kan ë folur hapur se çfarë ka mes tyre.
6 vite më parë, Kiara Tito mori pjesë në Miss Shqipëria 2013. Një foto të spektaklit ajo e ka shpërndarë në Instagram nisur nga fakti se do të rikthehet aty, mirëpo këtë herë si anëtare e jurisë.
Në foton që ajo shpërndau në Instagram ajo shkruan:
“Kjo foto është shkrepur në vitin 2013, atëherë kur mora pjesë në Miss Shqipëria,” shkruan moderatorja. “Një moment i paharrueshëm. Të shtunën, më 6 korrik, rikthehem aty ku nisi gjithçka, por këtë herë në mesin e anëtarëve të jurisë.” /Prive.al