Përballja e fortë e pasditeve në ekranet shqiptare: Kujt i takoi?

By

Ditën e sotme nisi sezoni i ri televiziv në ekranet shqiptare.

Me të nisur, krahas programeve të reja u rikthyen edhe ekzistueset.

Një ndër ta është program i pasdites së Rudina Magjistarit që pushoi një muaj për t’u rikthyer sot.

Por, rrethanat janë më të ndryshme! Nga tani e tutje, Rudina konkurencën do e ketë përballë në transmetim meqenëse edhe Top Channel e zhvendosi formatin e pasdites në ora 17:00.

Në një emër të ri, mbase për të shmangur tersin e ‘Pasdite në Top Channel’, emisioni ‘Ftesë në 5’ i moderuar nga Bieta Sulo që në start u duk premtues falë formulës, dinamikës, skenografisë e mbi të gjitha edhe vetë prezantueses simpatike.

Meqenëse gara është e fortë, nuk mund të shpëtojmë pa pyetur lexuesit në Shqipëri dhe jo vetëm, kujt i takoi pasditja? Kë ndoqët?

Presim votën tuaj duke klikuar në linkun më poshtë që ju drejton tek sondazhi në faqen tonë të Facebook.

Artikuj të ngjashëm