Shpesh herë u kritikua për paraqitjet dhe jetën private.
Por, për t’i dhënë fund çdo gjëje, Bleona Qerreti, ka menduar ta realizojë librin e saj autobiografik.
Këngëtarja zbuloi lajmin përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar se ky libër është rrugës për t’u publikuar.
“Dhe kur të bëhesh diamant, do ta shohësh se pse jeta të bënte presion, shumë krenare dhe e lumtur për të njoftuar se libri për jetën time, që të gjithë e prisnit për kaq shumë kohë, është rrugës. Ka ardhur koha për t’i dhënë fund të gjitha perceptimeve të rreme të të gjitha aspekteve të jetës sime dhe të tregoj anën time të tregimit. Ky libër është për të gjithë ata që refuzojnë të ‘mbahen në vendin e tyre’ dhe çfarë do të thotë për ta ‘jo’, dhe refuzojnë të marrin një ‘jo’ për përgjigje. Arma më e madhe që kam në anën time, është e vërteta”, shkroi Bleona.
Nuk ka akoma ndonjë datë të caktuar rreth publikimit të librit e as detaje të tjera.
Deri atëherë, shijojeni projektin e fundit të këngëtares “Wicked Love”./Prive.al