Për shkak të sëmundjes, këngëtari i famshëm detyrohet të anulojë koncertet

By

Një sëmundje e rëndë ka bërë që grupi Coldplay të ndërpresë turneun e tyre.

Grupi njoftoi në llogaritë e tyre në Instagram se do të shtynin koncertet e planifikuara në Brazil pasi këngëtari Chris Martin u sëmur.

“Me keqardhje të thellë, ne jemi detyruar të shtyjmë shfaqjet tona të ardhshme në Rio de Zhaneiro dhe São Paulo deri në fillim të vitit 2023”, thuhet në deklaratë. “Për shkak të një infeksioni të rëndë në mushkëri, Chris është vënë nën urdhrat e rreptë të mjekut për të pushuar për tre javët e ardhshme.”

Sipas deklaratës, grupi “po punon sa më shpejt që të jetë e mundur për të mbyllur datat e reja dhe do të vazhdojë me më shumë informacion në ditët e ardhshme”.

“Për të gjithë në Brazil që mezi prisnin këto koncerte, na vjen shumë keq për çdo zhgënjim dhe shqetësim dhe jemi shumë mirënjohës për mirëkuptimin tuaj në këtë kohë sfiduese ku duhet t’i japim përparësi shëndetit të Chris-it,” thuhej në deklaratë. .

Artikuj të ngjashëm