Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur ka pak ditë që kur lansoi projektin e saj ‘Je veç ti’, këngë kjo e cila u prit mjaft mirë nga publiku duke u komplimentuar artistja për krijimin e ri.
Por lansimi i produktit të ri nuk do të thotë që Luana të “bjerë në gjumë” ajo vazhdon aktivitetet e zakonshme të saj e ku bëjnë pjesë edhe udhëtimet.
Dita e sotme e gjen atë larg Shqipërisë më saktësisht në qytetin e Stambollit. Nuk dihen ende arsyet e këtij rrugëtimi por që Luana po e shijon atë, kjo është më se e qartë. /Prive.al/