Për këngën e re të Mozzik reagon edhe Getinjo: “Si fmi kam qarë”

By

Mbrëmë në mesnatë, Mozzik lansoi një nga këngët më të ndjera.

Kënga titullohet “Të dua” dhe i kushtohet vogëlushes së tij Hanës. Në këngë reperi flet për ndarjen nga nëna e vajzës së tij dhe distancën vrasëse nga Hana.

Getinjo reagoi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram duke treguar sa shumë është prekur nga lansimi i ri i të vëllait.

“Si fëmijë kam qarë. Inshallah të shoh më të lumturin në botë, vëllai im. Se zemër më të mirë dhe të pastër se ti as unë vetë s’e kam.  Të dua!”, shkruan ai në postim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm