Ky vit, është karakterizuar në varg si shumë i veçantë për këngëtaret shqiptare që kanë realizuar ëndrrat për të takuar yje botërorë.
Ishte Remzije Osmani ajo që e nisi me koncertin e Adele nga i cili mbeti e mahnitur dhe e vazhdoi Elvana Gjata me koncertin e divës botërore Beyonce në Gjermani.
E pikërisht divën botërore Beyonce, sot sipas gjasave pritet ta ketë përballë Ryva Kajtazi që gjendet në Zurich të Zvicrës, ku edhe do zhvillohet koncerti në një prej stadiumeve.
Dyert hapen në ora 19:00 por Ryva, tashmë është e pranishme në hyrje ku fansa të shumtë në numër po presin për të parë idhullin e tyre. /Prive.al/