Është vetëm 20 vjeçe.
Por, me prezencën e gjatë në skenë Arilena Ara nuk i ka shpëtuar pyetjeve mbi dashurinë.
Ajo në secilën intervistë është pyetur nëse ka nisur një lidhje apo vazhdon të jetë single.
Muzika si dashuri është përmendur e vetmja nga Ara që në vazhdimësi ka rrëfyer se s’ka kohë për jetë private.
Sidoqoftë, siç do thoshte Elvana Gjata ‘mesa duket gjërat kanë ndryshuar’.
Këngëtarja ka nisur një lidhje të re.
Mediat në Shqipëri kanë postuar fotografi nga një kënd i afërt i bukuroshes teksa shkëmben puthje në det me një djalosh bjond.
Identititeti i tij nuk është zbuluar por nga imazhet, duket se vetë Arilena e ka parë të arsyeshëm ta publikojë lajmin e lidhjes përmes të afërmve, ndonëse vetë nuk e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale.
(lajmi vijon nën foto)
Të shumtë kanë qenë komentuesit në rrjete sociale që kanë vënë në pikëpyetje përkatësinë e djaloshit që i vodhi zemrën Arës, duke supozuar që ai nuk është shqiptar. Na mbetet të mësojmë me kohën detajet e tjera. /Prive.al