Oh, çfarë ndryshimi bëjnë flokët e shkëlqyeshëm. Nga të rrethuarit e fytyrës tuaj deri tek përmirësimi i veçorive tuaja të preferuara fizike, flokët e mrekullueshëm kanë fuqinë të ndryshojnë tërë pamjen tuaj.
Për të mos përmendur se të pasurit flokë të shëndetshme mund të bëjë për vetëbesimin tuaj. Megjithatë, me flokë të shkëlqyeshëm vjen një përgjegjësi e madhe. Ngjyrosje, prerje, spërkatje flokësh, tharje dhe stilim… kërkon shumë punë për t’i bërë të gjitha të duken mirë.
Por a i dinit shumë nga gjërat që ne bëjmë për të arritur përsosjen e flokëve janë ato gjëra që po na shkatërrojnë flokët në proces?
Këtu janë disa praktika të njohura për kujdesin e flokëve që mund të jenë sabotimi i shanseve tuaja për një kokë më flokë të mrekullueshme:
Anashkaloni prerjet e rregullta të flokëve
Nëse i keni rritur flokët ndonjëherë, atëherë e dini se sa lehtë lidheni emocionalisht me to. Të lidhur kaq shumë, në të vërtetë, shumë prej nesh anashkalojmë edhe prerjet e rregullta të majeve të flokëve. Dhe ndërsa nuk ka asgjë të keqe në kanalizimin e Rapunzel-it tonë të brendshëm, të presësh shumë gjatë mes prerjeve në të vërtetë mund të dëmtojë ato flokë të bukura dhe të gjata.
Përdorni shumë balsam për flokë
Balsami është i krijuar t’ju shtojë lagështi flokëve tuaj dhe jo ti zbusë ato. Në të vërtetë ai duhet të aplikohet vetëm në majet e flokëve dhe jo në skalp. Aplikimi i një sasie të madhe balsami dhe shumë shpesh ju dëmton më shumë flokët se sa që i ndihmon ato, duke i zhveshur nga të gjithë ushqyesit natyror.
Kur bëheni shoqe të ngushta me extensions
Një kokë plotë me shtesa luksoze mund t’ju bëjë të ndjeheni si J.Lo, por kini kujdes. Nën sipërfaqe, atao bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Nëse nuk keni tipin e duhur të shtesave dhe kujdesin për to, ato dëmtojnë rrënjët e flokëve.
Krihni flokët sa janë ende të lagura
Flokët e lagura janë më të ndjeshme ndaj çarjes dhe këputjes, kështu që anashkaloni krehjen e tyre sa janë të lagura. Lëni të thahen dhe krihni nga poshtë duke vazhduar lart. Nëse ju duhet të krihni floktë sa janë ende të lagura përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë.
Mendoni se spray i flokëve nuk është i dëmshëm
Rregulloni flokët por disa qime duken të çrregullta dhe juve ju acaron një gjë e tillë, dhe një spërkatje me spray është zgjidhja e duhur dhe e padëmshme. Epo është gabim! Spray i flokëve bën që ato të duken thata dhe pajetë pas një kohe.