Për fansat e Harry Potter, shkrimtarja jep lajmet e papritura

By

Shkrimtarja J.K Rowling po ju jep fansave atë që dëshirojnë – edhe më shumë Harry Potter!

Lajmi u dha në Pottermore transmeton Prive, katër libra të rinj që për tema kanë mësimet që i morri Harry Potter dhe shokët e tij në “Hoguarts – Shkolla e artit dhe praktimit së magjisë” dhe librat do të debutojnë muajin e ardhshëm.

“Përvec eksplorimit të origjinës së magjisë përmes historisë dhe folklorit do të përmbajnë edhe shënimë, skripta dhe skica magjepsëse sic edhe u panë më parë në librin ‘Harry Potter: Një histori e magjisë.’”

Dy nga librat e parë të këtij kuarteti – “Harry Potter – Një udhëtim nëpër mbrojtjes kundër Arteve të Errëta dhe “Harry Potter – Një udhëtim nëpër ilaçet dhe herbalogjinë” – do të mund t’i keni në Pottermore me 17 qershor.

 

 

Artikuj të ngjashëm