Dita e djeshme ishte veçanërisht speciale për moderatoren Fatma Methasani, e cila festoi datëlindjen e 26-të.
Dita nisi për të në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa mori një dedikim special nga partneri, Alfio Rrotani, dhe mbrëmja arriti kulmin e saj, kur ajo morri propozim martese nga Alfio Rrotani.
Mësohet se moderatorja e njohur ka marrë propozimin nga partneri dhe sigurisht i është përgjigjur me “Po” pyetjes: A do të martohesh me mu?
Çifti janë edhe prindër të një djali me emrin, Noah. /Prive.al