Rekordmeni i skenës muzikore shqiptare, Gold AG, pas një pauze gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, iu rikthye intenzivisht projekteve muzikore pas Fiter Bajramit.
Fillimisht, e para që erdhi për fansat ishte ‘N’deti’, një krijim muzikor i veçantë, unik në llojin e vet teksa mbrëmë erdhi bashkëpunimi ‘Llokum’ me Anxhela Peristerin dhe Labin.
E në më pak se 24 orë, përshtypjet e fansave për projektin ishin në shumicë dërrmuese pozitive dhe kjo vërehet edhe në shikime dhe pëlqime të projektit muzikor.
Reperi Arian Agushi ka gati edhe shumë projekte të tjera që do publikohen në intervale të shkurtëra kohore. /Prive.al/