Bendi granç, Pearl Jam, ka nderuar me një deklaratë nëntë fansat që kishin vdekur në një stampede festivalin danez Roskilde në vitin 2000.
Sot më 30 qershor janë bërë 20 vjet që kur ajo tragjedi kishte ndodhur, dhe bendi ka reflektuar në këtë ngjarje të dhimbshme përmes një deklarate në të cilën kanë thënë se “asgjë nuk ka qenë më njësoj që nga atëherë”.
“Nëntë djem të rinj ishin shkelur. Jetët e familjeve dhe të dashurve të tyre që është dashur ta durojnë të imagjinuarit e vdekjeve të tyre secilën herë dhe realitetin që nuk do t’i shohin më kurrë. Secili person në festival që e ka dëshmuar atë që po ndodhte dhe provonte të bënte diçka, ndoshta për ta nxjerrë dikë apo që s’kanë mundur ta nxjerrin ndokënd”.
“Dhe ata, sikurse bendi ynë, që nuk e kishte kuptuar se po ndodhte diçka deri kur më u bë vonë….të gjithë jemi duke pritur përgjithmonë që lajmet të jenë ndryshe”.