Pasi ndanë rrugët artistikisht në tre mujorin e fundit të 2017-tës, Era dhe Faton Shoshi u rikthyen sërish në vëmendje javëve të fundit.
Paraqitjet e përbashkëta në Prishtinë bënë që portalet një shfaqje të tillë ta interpretojnë si ribashkim.
I ftuar në NIN me Alaudin Hamitin bashkë me Butën që e ka nën menaxhim, Faton Shoshi u pyet edhe për këtë pjesë.
‘Unë e kam cek edhe në Prive që na jena mbet miq. Më heret nuk jemi taku se unë kam qenë në Amerikë kurse ajo në Londër edhe kemi qenë tu nga mas punëve tona. Ajo është ardh dhe na jemi miq, nuk do të thotë që tash kur s’punojmë bashkë mos me nejt ose mes me u taku. Për këtë arsye jemi nda, në mënyrë që të mbes një miqësi e të mos ketë urrejtje me njëri-tjetrin’ – deklaroi Shoshi.
Menaxheri i dikurshëm i këngëtares e mohoi që të paktën një herë për një herë, Era të rikthehet në Nesër Music. /Prive.al