Fero nisi karrierën e tij nën ombrellën e “On Records” ku pati edhe sukseset e para në muzikë.
E në gusht të vitit 2019, ai u largua nga kompania e “On Records”.
Por, reperi është kthyer sërish në “shtëpinë e vjetër” dhe publikoi projektin e parë muzikor pas rikthimit.
“24”, mban titullin projekti i ri muzikor i cili tashmë është publikuar në platformën Youtube.
Më poshtë mund ta dëgjoni të plotë. /Prive.al