Pasi u kthye në Kosovë kështu po kalon kohën Tayna

By

Gjatë ditës së djeshme, shteti i Kosovës ka izoluar disa persona në qendrën studentore në Prishtinë, pasi të gjithë ishin kthyer nga Stambolli.

Në mesin e këtyre personave, është edhe Rinor Hykolli (menaxheri i Taynës) dhe Robert Berisha, të cilët qëndruan disa ditë në Amerikë për shkak të një koncerti atje.

Por, pse Tayna nuk ishte me ta dhe si i shpëtoi ajo izolimit? Në fakt, reperja shqiptare ishte kthyer një ditë më parë dhe jo nga Stambolli prandaj ajo gjendet në shtëpinë e saj në Prizren.

Reperja po qëndron në Prizren për sigurinë e saj dhe të tjerëve ajo ka zgjedhur vetëizolimin dhe kështu ajo po kalon kohën e saj duke lexuar libra.

Në fakt, sa herë që reperja gjen kohë të lirë për vete ajo preferon ta kalojë nën shoqërinë e një libri të mirë, që temë të zakonshme kanë dashurinë për vete dhe energjinë pozitive. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm