Kënga e Ronela Hajatit “Sekret” nuk arriti të çojë Shqipërinë në finalen e Eurovisionit.
Megjithatë, këngëtarja u shpreh e lumtur pasi përmes një postimi ajo tha se ka fituar dashurinë e publikut.
“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit. E di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe. Unë fitova Eurovisionin sepse fitova publikun. Dhe publiku ka gjithmonë të drejtë. Ju dua”, shkroi Ronela me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al
View this post on Instagram