Gruaja e aktorit të famshëm John Travolta, Kelly Preston ka vdekur në moshën 57 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi vetë aktori, i cili në vitin 2009 e përjetoi vdekjen e të birit, në moshën 16 vjeç si pasojë e sëmundjes Kawasaki.
“Me zemër të rënduar nga dhimbja, ju informoj që gruaja ime e mrekullueshme Kelly ka humbur betejen me kancerin e gjoksit. Ajo e luftoi këtë sëmundje me kurajo të madhe, me dashurinë e suportin e shumë njerëzve rreth vetes. Familja ime dhe unë do të jemi gjithmonë falenderues ndaj mjekëve dhe infermiereve të MD Anderson Center. Dashuria e Kelly-t dhe jeta e saj do të kujtohen gjithmonë. Unë do të marr kohë për të ju përkushtuar fëmijëve të mi që kanë humbur nënën, ndaj më falni nëse nuk do të dëgjoni nga unë për një kohë”, thotë mes tjerash aktori në përkushtimin që I ka bërë në Instagram.