Puna e parë jo-mbretërore e Meghan Markle është njoftuar zyrtarisht – dhe është me Disney.
Dukesha e Sussex ka narratuar filmin e ri të Disney+, Elephant, i cili do të dalë në ekranet tona në 3 Prill, tre ditë pasi ajo dhe Princi Harry u larguan nga familja mbretërore.
Filmi ndjek familjen e elefantëve në një “udhëtim të jashtëzakonshëm prej 1.000 miljesh në Afrikë në një aventurë që do të ndryshojë jetën e tyre”.
Roli i ri emocionues është shfaqja e parë e Meghan që kur ajo hoqi dorë nga karriera e saj e aktrimit për t’u martuar me Harry.
Një trailer është publikuar, por nuk përfshin asnjë nga narracionet e Meghan.
Kanali Disneynature bëri njoftimin në Tëitter, duke shkruar: “Elefanti i Disneynature, një film origjinal i narratuar nga Meghan, Dukesha e Sussex, fillon transmetimin e 3 Prillit, vetëm në #DisneyPlus.”
Burimi: Metro.co.uk