Bota do e mbajë gjithmonë në mend skandalin që shpërtheu në mes reperit Chris Brown dhe këngëtares Rihanna.
Imazhet e këngëtares pasi i dashuri i saj Brown e kishte rrahur, ishin ngado.
Por gjërat e këqija mes tyre janë harruar dhe kohë më parë në një intervistë, Rihanna kishte thënë se për Chrisin që e sulmoi, ndjen vetëm keqardhje.
Ndërsa në mendjen e reperit ka mbetur ajo gjithmonë.
Rihanna e cila këtë të marte mbush 30 vjet, ka marrë një urim special nga Brown i cili ka zgjedhur një fotografi nga fëmijëria e këngëtares për ta uruar në këtë ditë speciale, ku ajo hyri në të 30-tat. /Prive.al