Rrjetet sociale si hapësira ku flitet lirshëm e pa cenzurë shpesh po degradojnë në diskurs.
Ofendimet nga më të rëndat nuk mungojnë, sidomos në drejtim të figurave publike.
Të nxitur nga xhelozia dhe urrejtja, shumë ndjekës nuk përtojnë të ofendojnë fytyra publike.
I tillë ka qenë rasti i fundit i Angela Martinit.
Ajo është ofenduar nga një ndjekëse sistematikisht derisa është mbushur kupa. Si rrjedhojë, Angela ka vendosur publikisht t’i ndajë komentet dhe profilin që e ka ofenduar duke shprehur keqardhje e tronditje.
‘Si mundet një femër të flasë kështu. E tronditur’ – shprehet mes tjerash në postimin e bërë Martini që po shijon pushimet në ishujt Seychelles.
E duket se pas heqjes së maskës publikisht, vajza që e fyente i ka rënë pishman.
Ajo ka fshirë gjurmët në Instagram dhe as kjo s’ka kaluar pa një postim nga Angela e cila ka pyetur: ‘Ups! Cfarë ndodhi me llogarinë tënde? Pa problem, herën tjetër duhet të mësosh të flasësh mirë me njerëzit’.
Njerëz, mos ia mësyni më të ofendoni Angelan. /Prive.al/