Leonardo DiCaprio ka mbetur i mahnitur pas takimit me Greta Thunberg.
Aktori shpërndau një fotografi të tij bashkë me aktivistën e ndryshimeve klimatike në Instagram, njofton Klan Kosova.
Ai shkroi se shpreson që “mesazhi i Gretës është një thirrje zgjimi për udhëheqësit botërorë në çdo vend” dhe se “koha për mosveprim ka mbaruar”.
Ai gjithashtu vlerësoi adoleshenten për punën e saj dhe tha se për shkak të saj ai është “optimist për atë që mban e ardhmja”.
Fotografia ka marrë pothuajse 4 milionë pëlqime që kur është postuar para 22 orëve.
Greta Thunberg ka ndihmuar në fillimin e një lëvizjeje ndërkombëtare rinore kundër ndryshimit të klimës.
E reja suedeze filloi fillimisht një “Grevë Shkollaore për Klimën” përpara Parlamentit Suedez në gusht të vitit të kaluar.