Vitin e ri e Krishtlindjet i kaloi në një vend malor, me shumë borë e në një vilë prej druri. Tamam siç e do fundi i dhjetorit.
Por edhe atje këngëtarja Bleona Qereti, nuk kaloi dot pa u zhveshur pak, e pa i tejkaluar limitet e vetes. Këngëtarja publikoi imazhe të vetat duke luajtur në borë vetëm në rroba banje dhe i shokoi të gjithë me fuqinë e saj për të duruar të ftohtit.
Ndërsa tani ajo i është drejtuar një vendi ekzotik, ku gjithnjë është verë e bora s’ka prekur kurrë.
Ajo ka publikuar ca imazhe në Story të Instagramit, gjatë pushimeve në Tajlandë ku po shijon frytet ekzotike dhe banjat e ngrohta. /Prive.al