Pas vizitës së Duas në Tiranë, reagon këngëtarja shqiptare: ‘Muzika e saj do quhej…’

By

Këngëtarja e njohur shqiptare Besa Kokëdhima ka reaguar pas vizitës së Dua Lipës në Shqipëri.

View this post on Instagram

A post shared by BΞSΛ (@besaofficial)

Ajo përmes rrjetit social Instagram ka tërhequr paralele me një situatë hipotetike në të cilën, Dua Lipa nuk do ta zhvillonte karrierën e saj në tregun ndërkombëtar, por në Shqipëri.

E neveritur nga spektakli i politikanëve, Besa e cila ka gjithnjë dozën kritike ndaj politikës shqiptare në majë të gjuhës mes tjerash është shprehur:

“Po të kish qenë Dua në Shqipëri muzikën e saj do ta quanin jo komerciale, nga përdorimi i muzikës së saj do përfitonte zero të ardhura, do bazohej jetesa artistike mbi evente sporadike në klube apo përdorimit nga politikanët në prag fushatash apo nevoja inagurimesh. Këta habiten shumë që kur ke talent mund të bëhesh yll se në Shqipëri yjet e vetme nga kalon gjithçka janë politikanët. Rockstarët me ekstravagantë e shoumenët më të spikatur janë politikanët’.

Reagimin e plotë të saj mund ta ndiqni në vijim. Pajtoheni? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm