Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Fisnik Syla njoftoi ndjekësit e tij se ka rezultuar pozitiv për COVID-19.
Ai është i vaksinuar plotësisht, mirëpo thotë se nuk po ndihet edhe shumë mirë.
Më tej bën apel që të gjithë të vaksinohemi.
“Të dashur miq. Unë edhe pse jam i vaksinuar jam infektuar me virusi COVID-19, variantin Delta. Nuk po ndihem edhe aq mirë, por sigurisht po të mos isha vaksinuar do të isha shumë më keq. Porosia imë për të gjithë është: Ju lutem vaksinohuni sa më parë sepse është e vetmja zgjidhje për të mposhtur këtë virus”, shkroi ai në postimin e tij. /Prive.al