Këngëtarja e aktorja amerikane Miley Cyrus dhe aktori Liam Hemsworth, bënë bujë me lajmin për ndarjen e tyre.
Mirëpo mediat e huaja raportojnë se dyshja janë të ndarë për muaj të tërë ndërsa pas ndarjes nga burri, Cyrus ka nisur takimet romantike me Kaitlynn Carter, me të cilën është fotografuar edhe duke u puthur, gjatë pushimeve në Itali.
Sipas raportimeve të TMZ çifti Liam e Cyrus janë ndarë muaj më parë ndërsa Miley është ajo që ka provuar tërë kohën që ta bëjë këtë lidhje të funksionojë, duke sugjeruar edhe terapi çiftesh mirëpo Liam është ai që nuk ka dashur.
Ende pa u shuar vëmendja e gjithë raportit të Miley dhe Kaitlynn, ato prapë u panë bashkë.
Ato kaluan një pasdite në qytetin e Los Angeles, dhe dyshes i’u bashkangjit edhe mamaja e Mileyt, Tish Cyrus.