Pas tre vitesh, Don Phenom takoi DJ-in që i lëshoi këngën e Noizyt dhe ja çka ndodhi

By

Rreth tre vite më parë, fansat e hip-hopit mund ta kenë të freskët një episod jo edhe aq të këndshëm të Don Phenom në një koncert të tij.

DJ i eventit i lëshoi këngën e Noizyt në një periudhë rivalitetesh së ashpra mes tyre.

Por, tre vite pas, ai është takuar sot me DJ-in me të cilin duket të mos ketë hatërmbetje.

Në një video, ky i fundit mes tjerash dëgjohet duke thënë:

“U takuam pas tre vjetësh. Unë jam ai DJ që pata bërë incidentin në Durrës Donit. I kërkoj ndjeësë, pas incidentit jemi takuar dhe kemi marrë vesh që familjet tona kanë rreth shoqëror të përbashkët dhe ja ku jemi sot, takohemi shpejt”

Ndërkohë, vet reperi është shprehur se askush nuk ia ka imponuar atij këtë sjellje e cila është bërë nga djaloshi për shkak të moshës së re por pa e menduar për të bërë diçka që do shndërrohej në virale. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm