Një vit më parë këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ishte më e përfolura jo vetëm në Greqi por përtej kufinjëve ballkanikë.
Kjo për shkak të remiksit që solli me këngëtarin kolumbian J Balvin. Hiti global ‘Tranquila’ u pasqyrua me performancë magjepëse nga shqiptarja.
E të njëjtën jehonë mediatike e mori edhe këtë vit, në edicionin e ri të Mad Video Music Aëards.
Ajo prezantoi projektin e saj të ri me një tjetër super performancë e cila tashmë është publikuar e plotë edhe në Youtube
Foureira në atë u shpërblye me dy çmime: Videoklipi më i mirë në kategorinë ‘Dance’ dhe Artisti i Vitit nga selia e MAD TV në Qipro.
Eleni është një ndër emrat më të njohur të diskografisë greke. Për shkak të diskriminimit që ka hasur në Greqi nuk ka treguar origjinën e saj deri para pak muajsh, kur ajo dha një intervistë ekskluzive për revistën People dhe rrëfeu për prejardhjen e saj.
Para se ta konfirmonte në revistën prestigjioze, Prive në shtator solli një material për jetën dhe karrierën e ‘Beyonces shqiptare në Greqi’./Prive.al