Pas trajtimit në spital, Fjolla Morina i rikthehet biznesit

By

Pas trajtimit në spital, Fjolla Morina i është rikthyer biznesit të saj.

Ajo ka postuar sot video nga dyqani i saj me rroba, duke treguar se e ka hapur dhe e ka vazhduar aty ku e ka lënë.

Disa ditë më parë artistja u paraqit në rrjete sociale duke njoftuar se gjendja e saj psikologjike është përmirësuar, teksa falënderonte mjekët në Prishtinë.

Ajo u desh të trajtohej pasi muajve të fundit shfaqej në rrjete sociale në gjendje jo të mirë, madje fliste edhe gjëra të cilat nuk janë ditur më parë.

Gjithsesi, Fjolla duket tash të jetë mirë dhe ne i urojmë sherim të shpejtë edhe më tej./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm