Pas thashethemeve për martesë, lajmërohet Almeda Abazi

By

Dje e sot gjatë ditës, mediat rozë të Turqisë, të cilat edhe i përcolli në raportime Prive.al shkruan se data e martesës mes Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazit po afrohet.

Bazuar në burime pranë çiftit që është i lidhur për mbi dy vite, u tha se Çënari vetëm se i ka kërkuar ‘dorën’ Almedës në familje siç edhe e do tradita.

E pak kohë pas këtyre thashethemeve, ish-Miss Shqipëria ka vulosur relacionin përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ajo ka ndarë me fansat e shumtë në numër një imazh profesional me aktorin turk për të dëshmuar se lidhja e tyre vetëm sa po forcohet.

Pa thënë as edhe një fjalë por vetëm me zemrën si përshkrim, Abazi nuk ka thënë gjë për martesën që duket se tashmë është thjesht çështje kohe. /Prive.al.

Artikuj të ngjashëm